Kushtrim Ajvazi nga Shoqata e Prodhuesve të Kosovës, në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini, ka deklaruar se sipas Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), bizneset kosovare kanë dalë në tregun e lirë që nga 1 qershori. Ai theksoi se tashmë kanë kaluar 75 ditë ku kompanitë po përballen me këtë që e konsideron padrejtësi.
“Kemi pas vendime nga Gjykata, ku biznese ka të cilat e kanë fituar masën e sigurisë dhe janë kthyer nga ZRRE në tregun e rregulluar, në FSHU, sepse ajo që e kemi thënë nga dita e parë janë 1000 biznese të cilat jashtëligjshëm janë nxjerrë në treg dhe ne i kemi thënë ZRRE-së: nuk jemi kundër tregut të lirë, ne jemi pro tregut të lirë, por kur ka konkurrencë dhe kur ligji e parasheh,” ka deklaruar Ajvazi.
Ai shtoi se ka qindra lëndë në gjykatë dhe se çdo ditë ka biznese që plotësojnë kriterin ligjor për të dalë në tregun e lirë, të cilat, sipas tij, duhet të trajtohen ndryshe.
“ZRRE i ka nxjerrë në tregun e lirë në mënyrë ‘shabllon’ 1.300 kompani, duke e ditur që po e shkel ligjin,” tha ai.