QKUK mbetet pa punëtorë të sigurimit, kontrata ndërpritet – Policia në mbikëqyrje deri në marrëveshje të re

Rreth 260 punëtorëve të sigurimit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) u është ndërprerë kontrata, duke e lënë institucionin pa sigurim fizik nga kompani private.

Derisa të finalizohet kontrata e re, siguria do të mbulohet nga Policia e Kosovës.

Drejtori i përkohshëm i ShSKUK-së, Osman Hajdari, nuk pranoi të flasë për situatën në prani të mediave, por tha se vendimi për ndërprerjen e kontratës është marrë nga Organi Shqyrtues i Prokurimit (OShP).

Ai shtoi se kontrata e re është në proces dhe pritet të nënshkruhet brenda pak ditësh.

“Nuk bën me manipulu ju si media dhe askush. Ne si QKUK kemi pasur një kontratë të negociuar për punëtorët fizik të sigurimit. OSHP, mbas dy muajve, ka sjellë një vendim që kërkon nga QKUK me ndërpre kontratën. Si drejtor, natyrisht që jemi të obliguar të zbatojmë vendimin e OShP dhe i kam dhënë afat kompanisë deri më 21 qershor. Gjatë kësaj periudhe ka bërë ankesë te gjykata komerciale, gjykata ka kërkuar prej neve me vendos masa të përkohshme dhe me padinë që ka ngritur nga kompania. Deri tani nuk kam asnjë vendim nga gjykata. Gjatë kësaj kohe kemi bërë një kontratë tjetër.

Kam kërkuar nga Policia që deri në një kontratë të re të qëndrojnë. Prej sot edhe në formë fizike policia ka me vendos pikat kyçe si e sheh me mbuluar. Ajo çka unë si menaxhment është që QKUK ka siguri fizike prej Policisë së Kosovës, pra nuk jemi pa sigurim fizik. Prej momentit ku nuk ka kontratë për një kompani, as unë si drejtor nuk kam të drejtë të kërkojë të qëndrojnë në QKUK. Janë vendosur Policia e Kosovës. Kontrata e re e negociuar është duke u proceduar, nesër ne kemi një kontratë të nënshkruar me një operator. Deri në momentin kur finalizohet kontrata e re, Policia e Kosovës do të sigurojë siguri në QKUK”, ka deklaruar Osmani, transmeton EO.

Nga ana tjetër, kryetari i sindikatës në QKUK, Hakif Sylejmani, u shpreh i shqetësuar për sigurinë e punëtorëve gjatë ditëve të fundit.

“Të gjithë punëtorët i kam pasur të rrezikuar nëpër pika. Ne pa kontratë nuk mund të jemi në punë, të na ofrojnë një garanci që me këta punëtorë të vazhdojë të punoj. QKUK është institucion i lartë, kurse punëtorët janë pa uniformë. Kjo është e çuditshme”, ka theksuar Sylejmani.

Ndërkohë, kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka deklaruar se punëtorët nuk do të kthehen në punë pa një kontratë të re.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika