Quni i kundërpërgjigjet Kurtit: Dronët Bajraktar ishin paraparë për furnizim që në 2018

Kandidati i LDK-së për deputet, Anton Quni, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për furnizimin e ushtrisë me armatim dhe dronë “Bajraktar”.

Quni tha se deklarimet e Kurtit janë “shokuese” dhe theksoi se si ministër i Mbrojtjes ai ka qenë i njohur me planin gjithëpërfshirës që parashihte furnizimin me dronë që nga viti 2018.

Ai ka theksuar se takimet me ministrin e Mbrojtjes së Turqisë dhe gjeneralin Fadil Hadërgjonaj i kanë mundësuar të nisin hapat e parë për sigurimin e dronëve, të cilët sipas tij u finalizuan gjatë qeverisë Kurti, por iniciativat kanë qenë të planifikuara që nga viti 2018.

“Sipas planit do të duhej me fillu proceset dhe projektet që ishit ë parapara dhe një ndër to që kryeministri thotë me mburrje që i kanë siguruar dronët bajraktar, jo që kanë iniciativë e imja por diçka që është paraparë në vitin 2018.  Jam takuar me ministrin e Mbrojtjes së Turqisë, kam pasur mundësinë me gjeneral Hadërgjonaj t’i vizitojmë ato uzinat ku prodhohen, të kuptojmë koston çmimin e të tjera dhe t’i fillojmë hapat e parë lidhur me furnizimin me bajraktar. Dhe kjo e merr një rrugëtim të vetin që finalizohet në qeverinë Kurti. Depot kanë qenë për plotë me armatim e municion”, ka deklaruar ai në Debat Plus.

“Është në natyrën e ushtrisë që për këto gjëra të mos flitet”, ka theksuar Quni.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti në një tubim elektoral kishte deklaruar se gjatë qeverisjes së tij ai kishte siguruar dronë “Bajraktar” dhe do të ketë edhe fabrikë të municionit dhe dronave.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika