Quni: Vetëvendosja ka në fokus të veçantë dy deputetë të LDK-së

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje ka kontaktuar me disa deputetë të LDK-së, përfshirë edhe vetë atë, në përpjekje për të siguruar votat e nevojshme për konstituimin e Kuvendit.

Sipas tij, dy deputetë të LDK-së janë në fokus të veçantë të kontaktimeve dhe presioneve nga zyrtarët e VV-së dhe ndërmjetësues të tyre.

“Kontaktohem edhe unë. Kontaktohemi nga zyrtarët e Vetëvendosjes e nga ndërmjetësuesit e tyre. Dy deputetë të LDK-së janë në fokus të veçantë. I kemi informatat i kemi përmbajtjen e bisedën të gjithë deputetët që më së shumti kontaktohen nga Vetëvendosja por ata janë stabil dhe i qëndrojnë… Format e presionit janë të ndryshme një nga to është edhe kjo formë që e potencuat.. duke ofruar benefite për bizneset e tyre familjare”, ka thënë Quni para mediave.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika