Qytetarët ankohen për çmimet e larta: Janë të papërballueshme, pagat janë të vogla

Tashmë çmimet e produkteve bazë për një pjesë të qytetarëve janë bërë të papërballueshme, përfshirë këtu edhe çmimin e energjisë elektrike. Sikur të mos mjaftonin, çmimet kanë shënuar rritje edhe në pjesën e dytë të vitit.

Njëri nga qytetarët shpreh shqetësimin e tij se çmimi i rrymës do të jetë vështirë i mbulueshëm kur afrohet edhe sezona e dimrit. Tahir Krasniqi për Ekonomia Online tha se edhe ndryshimin e madh mes pensionit që marrin dhe harxhimet që bëjnë.

“Të ushqimit deri diku po, ndërsa sa i përket rrymës është pak e tepërt, jo pak por mjaft shumë e tepërt se tash sezona e dimrit me këto klima që i kemi Inshallah ia dalim. Çmimet e ushqimeve tash për tash janë të papërballueshme. Ne si pensioner disi po ia dalmi por qysh po ia dalim. Siç thonë amerikanët shqiptarët e kishin pensionin 200 euro e po i harxhojnë 400 euro. Kah 200? Mos me qenë ndihma prej tjetër kah me siguri nuk kishim mujtë me ia dale”, tha ai.

Çmimet e larta në produktet bazë e kanë shqetësuar edhe qytetarin Bashkim Ademi.

“Ushqimet kanë fillu ngritje shumë të madhe, përafërsisht po mundemi me ia dalë. Çmimi i energjisë elektrike nuk është i lartë sepse në çfarë mënyre prodhohet se unë vet kam punu, nuk është i lartë. Vjet kam pagu 30 euro po edhe në këtë sezonë njejtë”, tha Ademi për Ekonomia Online.

Derisa rriten çmimet, rritje nuk ka edhe në paga. Kështu u shpreh qytetari Shaban Shabani.

“Me zor po mundemi me përballu çmimet e ushqimit se nuk i kemi krejt, pagat e vogla, çmime shumë të shtrenjta, nuk po mundemi veç qështu po shkojmë. Çmimi i energjisë elektrike është i lartë, po diqysh po e përballojmë”, theksoi Shabani për Ekonomia Online.

Çmimet e produkteve bazike në Kosovë kanë shënuar rritje me ritëm të lartë në pjesën e dytë të vitit. Ani se viti filloi me inflacion prej 1.5 për qind, çmimet shënuan rritje prej 4.5 për qind në gusht.

E çmimi i energjisë elektrike për konsumatorët në Kosovë është rritur për rreth 16 për qind në prill të këtij viti, pas vendimit të marrë nga Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE)./EO

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika