Qytetarët ankohen për furnizim me ujë, Komuna e Prishtinës: Nuk është kompetencë e jona

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se furnizimi me ujë në lagjen Kodra e Trimave nuk është në menaxhimin e saj.

Sipas komunës, për çdo shqetësim apo informacion shtesë lidhur me furnizimin me ujë, banorët duhet të kontaktojnë institucionin përgjegjës për menaxhimin e ujësjellësit.

“Të nderuar qytetarë,

Ju informojmë se kemi pranuar një numër të madh ankesash nga banorët e një pjese të lagjes Kodra e Trimave lidhur me problemet në furnizimin me ujë.

Me këtë rast, dëshirojmë të sqarojmë se furnizimi me ujë nuk është në menaxhim dhe kompetencë të Kryeqytetit. Për çdo shqetësim apo informacion shtesë, ju lutemi t’i drejtoheni institucionit përkatës përgjegjës për menaxhimin e ujësjellësit”, thuhet nga komuna.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika