Kur minutat po i afroheshin orës 19:00 dhe mbylljes së qendrave të votimit, selia qendrore e Vetëvendosje, ishte destinacioni i udhëheqësve të kësaj partie, e simpatizantëve të tyre.
I pari që arrin, është kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti. Pas tij edhe disa nga ministrat në detyrë që ishin pjesë e kabinetit qeveritar.
Teksa ata qëndronin brenda, rruga pranë selisë së VV-së u bllokua e u bë e pakalueshme për veturat, nga festa e simpatizantëve.
Pa dyshim që kënga e ish-deputetes Edona Llalloshi kushtuar Kurtit nuk mungonte në këtë festë.
Kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet preliminare, nga selia e Vetëvendosjes, kandidati për mandatin e tretë qeverisës, Albin Kurti, iu drejtua qytetarëve si fitues i zgjedhjeve.
Nga selia, festa e Vetëvendosjes u zhvendos në sheshin Zahir Pajaziti në kryeqytet. Edhe aty Kurti iu drejtua qytetarëve, duke iu premtuar se do t’i përmbushin të gjitha zotimet e tyre.
“Zotimet tona të reja të cilat do ti përmbushim të gjitha një nga nje sepse duam të u shërbejmë juve me krejt cka dim dhe mundemi ju jeni kuptimi i pozitave dhe funksioneve tona…”, ka thënë Albin Kurti – Kryetar i LVV-së.
Aty foli edhe Glauk Konjufca, nënkryetar i Vetëvendosjes.
“Ata që e luftojnë Serbinë ata që e zhvillojnë ekonominë, ata që e mundësojnë sigurinë e ata që e sjellin begatinë kërkush s’mundet me i blloku…’‘, ka thënë Glauk Konjufca.
Qytetarët, që festuan për disa orë, thanë se presin që çdo premtim i dhënë në fushatë të realizohet.
Sipas rezultateve të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka marr mbi 431 mijë vota, ose 49,30%.