Qytetarëve u bëhet apel që të mos ndezin zjarre, rreziku është i madh në temperatura të larta

Abdusamed Shkodra, zëvendës komandant i Brigadës së Zjarrfikësve

Abdusamed Shkodra, zëvendëskomandant i Brigadës së Zjarrfikësve, u ka bërë apel qytetarëve të Kosovës të kenë kujdes e të mos ndezin zjarre.

Ai, në “Five” të TV Dukagjinit, u shpreh se me rritjen e temperaturave është rritur edhe rreziku për zjarre.

Shkodra theksoi se faktori njeri me dashje e ndonjëherë pa dashje shumë shpesh bëhet shkaktar i zjarreve.

“Bëjmë apel qytetarët të jenë të kujdesshëm, të mos mundësojnë rrezikun për zjarre. Gjithmonë bazohemi në rritjet e temperaturave gjatë sezonës, i marrim hapat që të përballemi me këto zjarre. Shkaktimi është për shkak të temperaturave. Faktori njeri me dashje apo dashje i shkakton, hedhja e cigareve, tash jemi edhe në fushatën e korrje-shirjeve, kemi përvojë të keqe, pronarët me qëllimin e tyre që mendojnë se është më mirë, i djegin arat. Këto po paraqesin rrezik të madh, po del prej kontrolli”, tha ai.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika