Termokosi shpalos planin e ndërtimit të një objekti solar në Obiliq

Termokosi ka njoftuar qytetarët e komunës së Obiliqit, konkretisht banorët në fshatin Shkabaj, se të enjten do të mbahet takimi për të shpalosur planin e ndërtimit të një Objekti Termal Solar

Termokos

Më 21 korrik është vendosur mbledhja në fshatin Shkabaj lidhur me projektin më të ri, për ndërtimin e Objektit Termal Solar në Obiliq.

Ky objekt është i paraparë të ndërtohet në një parcelë të pashfrytëzuar të fshatit Shkabaj, në hapësirë prej 25 hektarësh. Ky projekt do të financohet nga Qeveria Gjermane.

Projekti do të financohet përmes huasë dhe granteve nga Qeveria Gjermane, të ofruara përmes Bankës KfW, do të bashkëfinancohet nga BERZH, si dhe me kontribut nga NP Termokos Sh.A.

Në përputhshmëri me Udhëzuesit për Qëndrueshmëri të KfW-së (2019) dhe standardeve të tjera ndërkombëtare, është duke u përpiluar Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis dhe Social (VMNS) me qëlim të identifikimit dhe vlerësimit të rreziqeve dhe ndikimeve sociale dhe ndikimeve në ambient, përgjatë të gjitha fazave të zbatimit të projektit të propozuar, përfshirë edhe të objekteve përcjellëse.

Kapaciteti gjenerues solar do të lidhet përmes gypave nëntokësorë me rrjetin e ngrohjes në Prishtinë dhe me linjën ekzistuese në Obiliq.

Takimi do të mbahet në shkollën fillore e të mesme të ulët “Dituria”, në fshatin Shkabaj, më 21 korrik 2022, në orën 18:00.

Termokos kishte organizuar edhe më parë një mbledhje për këtë projekt, por mbledhja nuk u realizua sepse asnjë banorë nuk ishte prezent.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika