Radio Dukagjini i’a qet “Pikën”

Radio Dukagjini po vjen me skemë të re programore.

“Pikë”, është një ndër emisionet më të reja që do të filloj në kuadër të kësaj risie.

Çdo ditë nga e hëna në të premte, nga ora 15:00 deri në ora 17:00, prej datës 3 prill, Nita Brisku dhe Drin Gashi do të jenë nikoqirët e dy orëve argëtuese me dëgjuesit e radios numër një në vend.

Kjo është bërë e ditur sot në emisionin “Radar”, me Edita Dolin.

Ndryshe, Nita dhe Drini ishin pjesë e emisionit të përditshëm “Reload”, në RTV Dukagjini.

Të fundit nga rubrika