Radoniqi: Gjashtë qendra votimi kanë problem me energjinë elektrike

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka bërë të ditur se gjashtë qendra të votimit kanë probleme me energjinë elektrike.

Radoniqi, në konferencën e dytë për media, tregoi se komuna e Istogut, Ferizajt, Vitisë, Rahovecit, Graçanicës dhe Gjilanit janë komunat që kanë probleme me energjinë, njofton Dukagjini.

“Sipas raportit të orës 11:00, në Dhomën Operative të KQZ-së janë raportuar probleme me mungesë të energjisë elektrike në 6 Qendra të Votimit që i takojnë 6 komunave: Istog, Ferizaj, Viti, Rahovec, Graçanicë dhe Gjilan. Komisionet Komunale të Zgjedhjeve kanë njoftuar KEDS-in lidhur me këtë”, u shpreh Radoniqi.

Radoniqi, mes tjerash, u shpreh se në Rahovec janë vërejtur fletëvotime që kanë shenja të dukshme në numra.

“Po ashtu, kemi pranuar njoftim nga komuna e Rahovecit, ku në Qendra të Votimit është vërejtur se fletëvotimet kanë shenja të dukshme në numra. Kjo ka shkaktuar ankesa në radhët e këshillave të vendvotimeve”, tha ai.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika