Rafuna: Dalja e bizneseve në tregun e lirë të energjisë u bë pa përgatitje dhe në mënyrë të dhunshme

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, ka kritikuar vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) për nxjerrjen e bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike.

Në FIVE të Dukagjinit, Rafuna theksuar se ndonëse Oda dhe sektori privat nuk janë kundër tregut të lirë, mënyra e zbatimit ka qenë e gabuar dhe e papërgatitur.

“Asnjë biznes nuk është dhe nuk ka qenë kundër tregut të lirë. As ne si odë nuk kemi thënë që jemi kundër daljes në treg të lirë. Por, nuk mundesh me i nxjerrë bizneset në mënyrë të dhunshme, pa e përgatitur tregun. Është dashur të licencohen furnizuesit, të gjenden furnizues shumë seriozë. Të sillen edhe nga BE-ja, jo vetëm nga Maqedonia e Shqipëria. Dhe pasi të ishte përgatitur tregu, është dashur që të përcillej një paketë, të cilën e kanë pasur obligim Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës, ta sjellë në fuqi për liberalizim të tregut të energjisë alternative. Sidomos për panelet solare, mbi prodhimin që e kanë bizneset, që nuk munden as me shitë e as me kompenzu me asnjë furnizues të energjisë elektrike. Dhe më pas është dashur të punohet me bizneset, që të shihet cilat janë planet e biznesit dhe si është momentumi për t’i nxjerrë në treg të lirë.

Tek ne çka ka ndodhë? Te na ka ardhur njoftimi, ka qenë publik, nuk është adresuar as përmes odës, ka qenë përmes mediave, që më 1 qershor 1300 biznese do të dalin në tregun e lirë. Bizneset që kanë të punësuar më shumë se 50 punëtorë apo që kanë qarkullim mbi 10 milionë. Dhe askush nuk e ka pyetë biznesin, asnjëherë nga ZRRE-ja nuk e kanë bërë një studim, për të parë nëse është përgatitur tregu. Dhe asnjëherë nuk është parë në kuptimin e transparencës dhe dialogut publiko-privat se a është 1 qershori momentumi i duhur”, ka thënë Rafuna.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika