Rafuna: Kërkojmë pezullimin e tregut të lirë të energjisë deri më 1 shkurt

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, në një konferencë për media, shprehu shqetësimin e komunitetit të biznesit lidhur me pasojat që po sjell kalimi në Tregun e Lirë të energjisë elektrike.

Ai i bëri thirrje ZRRE-së ta pezullojë tregun e lirë të energjisë deri më 1 shkurt.

“Qëllimi i kësaj konference është ta shprehim shqetësimin tonë për tregun e hapur të energjisë, përkundër shumë kërkesave që nuk kemi arritur që ta marrim mirëkuptimin. Pasojat e mosshtyrjes tashmë po vërehen dhe do të jenë pasoja të mëdha që as prodhuesit e as bizneset nuk mund ta përballojnë. Na është rritur 12 për qind importi, do të shkojmë nga muaji i vjeshtës dhe energjia elektrike do të rritet dhe do të rritet çmimi i prodhimeve tona.

Nuk do të mund të jemi konkurrent me prodhimet e importuara, do të humbim tregjet e jashtme dhe ka filluar të bie eksporti ynë. I bëjmë thirrje ZRRE-së ta pezullojë deri me 1 shkurt për shkak se edhe këto ditë e fundit kemi pare që bizneset nuk kanë oferta të shumta. Biznesi në OEK kemi pasur diskutime dhe janë të detyruara të lidhin marrëveshje për energji elektrike. Ky vendim i ZRRE-së më së paku shkon në favor të bizneseve. I bëjmë thirrje ZRRE-së t’i thërras mendjes, të mbrojë bizneset, ndërsa institucionet tona nuk e kanë kryer përgjegjësinë e tyre për çka janë të zgjedhur dhe ne nuk do të ndalemi. Do të luftojmë në mënyrë ligjore që të kemi vendim sa më të prerë që ta pezullojë Tregun e Lirë të Energjisë . Biznesi dëshiron të dalë në treg të lirë ku ka konkurrencë. Shpresojmë që ta kemi edhe Kuvendin dhe një nga vendimet do të ishte pezullimi për të nxjerrë bizneset në tregun e lirë të energjisë”, tha Rafuna./EO

Shija e redaktorit

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues...

Fitore e jashtëzakonshme me nokaut nga Usyk, e rrëzon Duboisin...

Oleksandr Usyk është shpallur kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez Daniel Dubois.  Raundin e parë Usyk e...

Të fundit nga rubrika