Rafuna për aksionin në veri: Kosova të koordinohet me aleatët

"Paratë nuk mund t'u kthehen qytetarëve nga policia e ATK-ja. Do të merret një vendim se çka do të bëhet tutje me çështjen e parave, janë të sekuestruara që është normale deri sa të konstatohet a janë të ligjshme apo të paligjshme. Kosova duhet të bashkërendohet me ShBA-në e vendet e QUINT-it me vendet aleate", ka deklaruar Rafuna

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, në lidhje me aksionin e Policisë së Kosovës në veri kundër institucioneve financiare serbe në Kosovë, më 20 maj, ku u konfiskuan mbi 2.2 milionë euro, ka thënë se tashmë janë duke vazhduar hetimet derisa të konstatohet se çfarë do të bëhet me ato para.

Në emisionin “Magazina” në Radio Dukagjini, në lidhje me këtë aksion e të tjera të tilla, ka kërkuar nga Kosova që të ketë koordinim me vendet aleate.

“Me sa kam pasë mundësi të kem informacion prej mediave, në këtë aksion ka qenë e aktivizuar edhe Administrata Tatimore e Kosovës me Policinë, besoj që pritet proces hetimi se çka do bëhet tutje me paratë. Paratë nuk mund t’u kthehen qytetarëve nga policia e ATK-ja. Do të merret një vendim se çka do të bëhet tutje me çështjen e parave, janë të sekuestruara që është normale derisa të konstatohet a janë të ligjshme apo të paligjshme. Kosova duhet të bashkërendohet me ShBA-në e vendet e QUINT-it me vendet aleate”, ka deklaruar Rafuna.

Tutje, Rafuna ka treguar edhe për memorandumin e mirëkuptimit në fushën e turizmit që ka nënshkruar në emër të Kosovës me ShBA-në.

Ai tha se ky nënshkrim u bë në kuadër të Forumit Ekonomik Transatlantik të Evropës Juglindore që u zhvillua në Washington, ku në qendër të diskutimeve të këtij forumi ishte forcimi i bashkëpunimit ekonomik në mes të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ShBA-së.

Rafuna, në emër të Republikës së Kosovës, nënshkroi Memorandumin e Mirëkuptimit “Fuqizimi i bashkëpunimit turistik transatlantik në mes të Ballkanit Perëndimor dhe Shteteve të Bashkuara” që ishte dhe pika kulmore e këtij forumi dyditor.

Sipas Rafunës, në këtë forum u fol edhe për mundësitë dhe sfidat e thellimit të bashkëpunimit ekonomik në mes të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ShBA-së, me theks në sektorin e energjisë, turizmit, bankave e financave dhe digjitalizimit.

Ai ka theksuar se marrëdhëniet ShBA-Kosovë duhet të ruhen dhe të thellohet bashkëpunimi.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika