Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj një deklarate të prokurorit Matthew Howling në gjykimin e Hashim Thaçit në Hagë, duke e quajtur atë “idiot ndërkombëtar”.
Rama ka shpërndarë një video ku prokurori thotë se Thaçi ka tentuar të gënjejë edhe ndërkombëtarët.
“Thaçi ishte i aftë që të maskonte atë që po ndodhte në realitet… veçanërisht Rubin dhe Clark treguan se nuk kishin kurrfarë interesi për të kuptuar se çfarë po ndodhte në realitet”, kishte deklaruar sot para trupit gjykues prokurori.
Në mbishkrimin e videos, kryeministri Rama shkroi “Çfarë IDIOTI NDËRKOMBËTAR”.