Rama: Ndërtimi i tunelit “Agim Ramadani”, tanimë në fazën e prokurimit

Kreu i kryeqytetit, Përparim Rama, ka bërë të ditur se ndërtimi i tunelit “Agim Ramadani” tashmë është në fazën e prokurimit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ndërtimi i tunelit “Agim Ramadani” tashmë është në fazën e prokurimit.

Rama ka njoftuar se ky tunel do të shkarkojë komunikacionin në qendër të Prishtinës dhe se do të ndërlidhë Prishtinën e Vjetër me sheshet e kryeqytetit e deri tek katedralja.

Tuneli “Agim Ramadani” në Prishtinë

“Ky tunel transformues do të shkarkojë komunikacionin në qendër të Kryeqytetit dhe do të ndërlidh Prishtinën e Vjetër me sheshet Ibrahim Rugova, Skenderbeu, Zahir Pajaziti, Xhorxh Bush e deri te Katedralja”, ka shkruar kryetari i kryeqytetit.

Tuneli nga një pamje më e largët

Rama është shprehur se në këtë mënyrë po krijojnë hapësira për këmbësorë, gjelbërim dhe jetë më të shëndetshme për qytetarët.

Pamje të tunelit

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika