Kryetari i Prishtinës dhe kandidati i LDK-së për një mandat të ri, Përparim Rama, ka deklaruar se është i hapur për koalicione pas zgjedhjeve lokale.
Në Debat Plus, ai ka theksuar se qeverisja e tij në kryeqytet bazohet në vizionin që qytetarët e kanë votuar dhe se do të bashkëpunojë me çdo parti apo individ që i shërben këtij vizioni.
“Absolutisht nuk e përjashtojë, nuk e përjashtojë asnjë mundësi të koalicionit. Qeverisja ime në kryeqytet gjithmonë bazohet në vizionin të ciline ne e kemi paraqitur të cilin qytetarët e votojnë edhe me çdo person me çdo parti me çdo asamblist që ia donë të mirën dhe i bashkohet këtij vizioni nuk kam asnjë problem të bashkëpunojë”, ka deklaruar Rama në Debat Plus.