Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ka uruar të gjitha gratë dhe vajzat me rastin e 8 marsit.
Rama, mes urimit, ka bashkangjitur edhe një video në Facebook duke përçuar mesazhin e disa vajzave në profesione të ndryshme, njofton Dukagjini.
Mes tjerash, Rama ka falënderuar të gjitha gratë shqiptare për atë që bëjnë çdo ditë teksa ka uruar që pjesëmarrja e tyre të rritet dhe angazhimi i tyre të forcohet.
“Dhe në këtë 8 Mars, për të gjitha gratë, për të gjitha nënat, motrat, gjyshet dhe vajzat shqiptare, jo vetëm një falënderim për gjithçka bëjnë çdo ditë, por edhe një urim me gjithë zemër që pjesëmarrja e tyre të rritet, angazhimi i tyre të forcohet dhe gjithçka që ato i sjellin Shqipërisë të bëhet edhe më shumë, falë zërit, energjisë dhe kontributit të tyre, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama.