Rama për Aeroportin e Vlorës: Një tjetër portë e madhe për vizitorët e Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mëngjesin e sotëm ka ndarë detaje rreth ndërtimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke njoftuar se ka përfunduar shtrirja e bazamentit të pistës, dhe se qyteti i Vlorës do të shndërrohet në një tjetër portë të madhe për vizitorët që vizitojnë Shqipërinë

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka njoftuar se në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, i cili është duke u ndërtuar, ka filluar të ndërtohet terminali i pasagjerëve dhe ka përfunduar shtrirja e bazamentit të pistës.

Sipas Ramës, aeroporti që po ndërtohet do ta shndërrojë Vlorën në një tjetër portë të madhe për të gjithë vizitorët që zgjedhin ta vizitojnë Shqipërinë.

“Mirëmengjes, dhe me Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, ku ka filluar të ndërtohet edhe terminali i pasagjerëve, si edhe ka përfunduar shtrirja e bazamentit të pistës, për ta shndërruar Vlorën në një tjetër portë të madhe për të gjithë vizitorët që zgjedhin Shqipërinë, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka postuar edhe pamje nga procesi i ndërtimit të aeroportit.

No photo description available.

No photo description available.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika