Rama për nder të 8 Marsit: Nënat e papuna me tre fëmijë, pjesë e pakos sociale

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar të gjitha gratë me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Në nder të kësaj dite, i pari i Qeverisë së Shqipërisë ka një risi për gratë.

Rama ka thënë se në vijim nënave të papuna me tre e më shumë fëmijë, sigurimet shoqërore e shëndetësore do t’u paguhen nga shteti.

“Gëzuar “8 Marsin” me risinë që këtë vit e në vijim nënave të papuna me tre e më shumë fëmijë, sigurimet shoqërore e shëndetësore u paguhen nga shteti pas Këshillimit Kombëtar, ku shumica dhanë pëlqimin e tyre për këtë risi”, ka shkruar Rama në Facebook.

Ndryshe, sot shënohet 8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas, e njohur edhe si Dita e Nënës, ku për nder të kësaj dite, në Kosovë do të ketë aktivitete të shumta.

Kosova të drejtën e gruas e ka të garantuar me ligj, ku në shumë institucione shtetërore pjesëmarrja e gruas është e përcaktuar me ligje.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika