Rama propozoi që KFOR-i ta kontrolloj veriun, Kurti: Policia kudo përgjigjet e para

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj propozimit të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, për të vendosur KFOR-in në kontrollin e veriut të Kosovës, duke theksuar se aktualisht Policia përgjigjet kudo e para, dhe formulën aktuale nuk e sheh të nevojshme ta ndryshojë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, lidhur me propozimin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, për vendosjen e KFOR-it nën kontrollin e veriut të Kosovës, në një intervistë për Istraga-n që do të publikohet të dielën, ka hedhur poshtë idenë për diçka të tillë.

Ai ka theksuar se në çdo pjesë të vendit e para përgjigjet Policia e Kosovës, pastaj EULEX-i dhe më pas KFOR-i.

Kurti gjithashtu ka theksuar se përveç përmbajtjes së rregullave të sigurisë aktuale, ata kanë nevojë për patrulla të përbashkëta të policisë së Kosovës dhe KFOR-it në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne kemi nevojë për patrulla të përbashkëta të policisë sonë dhe KFOR-it në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. E për sa i përket gjërave të tjera, kjo tashmë është vendosur. Kudo në Kosovë – e para që përgjigjet është policia jonë, pastaj EULEX-i dhe më pas KFOR-i. Dhe nuk mendoj se kjo formulë duhet ndryshuar” , ka deklaruar Kurti.

Kryeministri Rama, ka bërë thirrje që KFOR-i ta marrë kontrollin e veriut të Kosovës për të parandaluar ndonjë konflikt më të madh, që, sipas tij, sot është më i mundshëm se asnjëherë më parë.

Në një konferencë për media të enjten, Rama ka thënë se një gjë të tillë e ka propozuar edhe në samitin e NATO-s.

Rama, po ashtu, ka thënë se kërkojnë nga Bashkimi Evropian që të dënohet pa ekuivok vrasja e policit të Kosovës, Afrim Bunjaku, në Banjskë të dielën.

E po ashtu ai ka kërkuar të dënohet veprimi i Serbisë që shpalli ditë zie të mërkurën për sulmuesit e vrarë në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit të dielën.

Ndryshe, më 24 shtator, grupi që fillimisht sulmoi policinë e cila po tentonte të largonte një bllokadë nga rruga, u strehua në Manastirin e Banjskës, prej ku vazhdoi sulmet ndaj policisë.

Më 25 shtator, Policia e Kosovës ekspozoi armët dhe pajisjet e tjera, që tha se i gjeti në Banjskë. Po ashtu, më 26 shtator, policia bëri të ditur se në Banjskë kishin konfiskuar edhe më shumë armatime të llojeve të ndryshme.

Gjatë ekspozimit të armëve në Mitrovicë të Jugut më 25 shtator, drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha se në dhe përreth manastirit në Banjskë janë gjetur armatim i kalibrave të ndryshëm, raketahedhës, eksplozivë, detonatorë emblema të ndryshme, dronë, letra ngjitëse me shenjën e KFOR-it, uniforma – disa prej të cilave me emblema të ushtrisë italiane – tabela veturash me akronime të qyteteve të ndryshme të Serbisë, granatahedhës dore (zolla), shumica e të cilave janë të prodhuara në vitin 2021.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika