Rama reagon ndaj krizës në “Pastrimi”: Keqmenaxhimi ka sjellë gjendjen e rëndë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas përplasjes me Ndërmarrjen Rajonale “Pastrimi” dhe sindikatën e punëtorëve të saj, duke akuzuar menaxhmentin e ndërmarrjes për keqmenaxhim dhe mungesë përgjegjësie që, sipas tij, kanë sjellë në situatën e rëndë aktuale.

Në një status të publikuar në Facebook, Rama ka bërë të ditur se në këtë situatë të krijuar, komunat aksionare të ndërmarrjes do të bashkëpunojnë për të ndihmuar njëra-tjetrën, përfshirë angazhimin e operatorëve privatë për të siguruar vazhdimësinë e mbledhjes së mbeturinave.

“Komuna e Prishtinës, në koordinim me komunat tjera aksionare, do të ndërmarrë veprime për të ndihmuar në stabilizimin e situatës në ndërmarrje, me synim që të mbrohet mirëqenia e punëtorëve, pagat dhe vendet e tyre të punës dhe të sigurohet funksionimi normal i ndërmarrjes”, deklaron Rama.

Ai theksoi se angazhimi i kompanive private në territorin e komunave është masë emergjente për të mbrojtur shëndetin publik dhe për të garantuar një mjedis të pastër për qytetarët.

Në fund të deklaratës, Rama ka paralajmëruar një hap të rëndësishëm institucional: nisjen e procedurave për decentralizimin e ndërmarrjes, duke shtuar se kjo do të bëhet në përputhje me ligjin dhe me vullnetin e lirë të komunave aksionare. Reagimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas akuzave të forta nga menaxhmenti dhe sindikata e “Pastrimit”, të cilët kanë denoncuar bllokim të qëllimshëm të pagesave, shmangie të përgjegjësisë institucionale dhe favorizim të operatorëve privatë në kurriz të ndërmarrjes publike.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika