Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, i ka prezantuar kryeministrit Edi Rama progresin në procesin e zgjerimit të BE-së për Shqipërinë.
Në një video të publikuar nga Rama në rrjetet sociale, Kos shihet teksa heq piketat e kuqe nga muri i zgjerimit në pozicionin e Shqipërisë për grup-kapitujt e gjashtë.
Kjo nënkupton që Shqipëria ka tejkaluar fazën e bllokimit për këto kapituj.
Më pas, Rama merr piketat e verdha, që simbolizojnë hapjen zyrtare të këtyre kapitujve në negociatat me Bashkimin Evropian./EuronewsAl