Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se kryeqyteti i Kosovës qëndron në mbështetje të të gjithë shqiptarëve që të dielën protestojnë në Strasburg, para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, kundër padrejtësisë ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.
“Në mbështetje të të gjithë shqiptarëve që nesër protestojnë në Strasburg, para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kundër padrejtësisë ndaj UÇK-së! Prishtina, kryeqyteti i Kosovës, është me ju”, ka shkruar Rama.
Protesta në Strasburg pritet të mbledhë pjesëtarë të komuniteteve shqiptare nga Kosova, Shqipëria dhe diaspora, lidhur me padrejtësitë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
