Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar lidhur me projektin e shumëpërfolur të TRAM-it elektrik, duke theksuar se për realizimin e tij nuk do të ndahet buxhet nga Komuna.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka bërë të ditur se projekti po zhvillohet në bashkëpunim me sektorin privat dhe se financimi do të sigurohet përmes kapitalit privat.
“Sa i përket TRAM-it elektrik, nuk ka nevojë të ndahet buxhet nga Kryeqyteti. Projekti po zhvillohet në bashkëpunim me sektorin privat dhe do të financohet përmes angazhimit të kapitalit privat. Për ata që kanë dashtë me dëgju, këtë e kam shpjeguar ditën kur janë nënshkruar marrëveshjet me operatorët privat”, ka shkruar ai.