Rama viziton Kosovën, do të takohet me Osmanin

Siç bën të ditur Zyra e Presidencës së Kosovës, takimi në mes të presidentes Osmani dhe kryeministrit Rama do të fillojë në orën 16:00. Njëherit, kryeministri Rama ka thënë se do t'i përgjigjet kërkesës së Kurtit të enjten gjatë kohës së tij në Prishtinë. Takimi me të nuk është konfirmuar akoma nga Kurti

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë do të vizitojë Kosovën, të enjten. Me këtë rast, ai do të takojë edhe presidenten Osmani.

Siç bën të ditur Zyra e Presidencës së Kosovës, takimi në mes të Osmanit dhe Ramës do të fillojë në orën 16:00.

Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se është i gatshëm të mbajë mbledhjen e dy qeverive, atë të Kosovës dhe Shqipërisë, e cila ishte paraparë të zhvillohej më 14 qershor në Gjakovë, por që ishte anuluar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Në një konferencë për media, Kurti e konsideron të arsyeshme mbajtjen e mbledhjes së përbashkët në mes të dy qeverive, por jo takime të tjera.

Kësaj deklarate, kryeministri Rama ka thënë se do t’i përgjigjet të enjten gjatë kohës së tij në Prishtinë.

Në agjendën e publikuar nga Rama, aty thuhet se takimi nga kryeministri Kurti nuk është konfirmuar akoma.

 

Kryeministri Rama do të jetë në vizitë në Prishtinë, në kuadër të turit në Ballkan, i cili ka të bëjë me përgatitjen për Samitin e radhës të Procesit të Berlinit.

Ky i fundit do të pritet nga Tirana në tetor të këtij viti.

Vizitën e tij pas qëndrimit në Prishtinë, Rama do ta vazhdojë në Podgoricë, Beograd dhe Sarajevë.

Shija e redaktorit

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Komuna e Pejës nderon disa figura në ditën e çlirimit,...

Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me...

Të fundit nga rubrika