Analisti Sadri Ramabaja, analist politik në emisionin “Debat Plus”, i ka kërkuar falje publike deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, pas komenteve që ia ka bërë gjatë transmetimit të mbrëmshëm.
Ramabaja ka pranuar se gjatë emisionit pati një “shkarje nga natyra ime”, duke interpretuar në mënyrë të gabuar fakte dhe informacione të pjesshme, duke u bërë pre e logjikës së palës së përfaqësuar nga Gruda.
“Mbrëmë, në emisionin Debat Plus, pata një shkarje nga natyra ime, duke u lëshuar në interpretim të gabuar të fakteve dhe të informacioneve të pjesshme që kisha në dispozicion, duke u bërë kështu pre e logjikës së palës që përfaqësonte kolegu Përparim Gruda – një palë që, për një kohë të gjatë dhe sot, ka ndjekur e ndjek një qasje linçuese ndaj meje në sferën publike”, ka shkruar Ramabaja në Facebook.
“Duke e rishikuar sot emisionin, jam i ndërgjegjshëm se mund ta kem cenuar dinjitetin e kolegut tim, z. Gruda. Për këtë arsye, përmes kësaj kërkimfaljeje publike, të cilën e konsideroj një akt që tejkalon dimensionin personal, dua ta shndërroj atë në kontribut për kujtesën kolektive dhe për pajtimin si akt moral. Në këtë kuptim, kërkimfaljen e shoh si produkt të strategjisë dhe forcës morale, të cilën dua ta kultivoj si qytetar aktiv dhe pjesë e jetës publike”, ka shkruar tutje Ramabaja.
Përplasje në “Debat Plus”: Përparim Gruda i përgjigjet Ramabajës pas komenteve fyese