Analisti politik Sadri Ramabaja parashikon ndryshime të dukshme në përbërjen e Kuvendit nëse mbahen zgjedhjet e reja në Kosovë, ku Lëvizja Vetëvendosje (VV) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) sipas tij, pritet të rriten me nga katër deputetë secila.
Në Debat Plus, Ramabaja tha se VV-ja dhe PDK-ja do të përforcojnë pozitat e tyre, ndërsa LDK-ja pritet të humbasë dy deputetë.
“Dhe kështu mendoj se do të shkojnë drejt krijimit të dy blloqeve politike, PDK – LDK mund të mos pajtohen fillimisht por do të jenë pjesë e deklaruar si e djathtë e qendrës. Ndërkaq krejt pas këtyre zgjedhjeve LDK-ja do ketë një farë çelësi i krijimit të domosdoshëm të koalicioneve sepse edhe mund të mos i duhet fare LVV-së. Sepse gjykoj se LVV-ja do të rritet për katër deputetë, PDK do të rritet gjithashtu për katër deputetë dhe LDK-ja bie për dy deputetë”, deklaroi Ramabaja.
Ai gjithashtu parashikon që pas zgjedhjeve do të krijohen dy blloqe kryesore politike, me PDK-në dhe LDK-në që mund të jenë blloku i djathtë dhe i qendrës, ndërsa VV-ja mund të vazhdojë të jetë forca kryesore.
“Dhe natyrisht ata [aktivistët e LDK-së] kanë dashur që LDK-ja të jetë në koalicion qeverisës me VV-në jo vetëm ata si aktivistë të degës së tretë të LDK-së por me gjasë edhe votuesit shumicë të LDK-së. Kjo është arsyeja pse unë kam pikëpamjen time se ndëshkimin më të madh natyrisht do ta marrin AAK-ja dhe Nisma që nuk e kalojën pragun. Ndërsa, sa i përket LDK-së ajo do të ndëshkohet më së shumti ndoshta”, theksoi mes tjerash ai.