Analisti Sadri Ramabaja ka komentuar miratimin e rezolutës nga Kuvendi i Kosovës, duke theksuar se procesi nuk ka pasur nevojë për debat dhe se votimi ka qenë i drejtë dhe i nevojshëm.
Vendi i Kosovës miratoi me 90 vota për dhe 1 kundër rezolutën e paraqitur nga PDK-ja, e cila kërkon angazhim dhe respektim të ligjit dhe të drejtës ndërkombëtare nga Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar.
Propozimi i LDK-së për përfshirjen e një paragrafi lidhur me zbardhjen e vrasjeve pasluftës nuk u përfshi, dhe si rrjedhojë ky subjekt politik nuk mori pjesë në votim. Ndërsa deputeti i VV-së, Fato Geci, votoi kundër.
Ramabaja ka theksuar se miratimi i kësaj rezolute është një hap i domosdoshëm.
“Nuk ka pas vend për debat këtu rreth tekstit të rezolutës. Dhe mendoj që ka qenë dashtë të votohet ngjashëm. Është mirë që është votuar ka kaluar. Është mirë që është votuar po sot një rezolutë e ngjashme në Tiranë. Dhe kaq do të duhej ta bënin minimumi dy republikat tona”, ka thënë Ramabaja.