Analisti politik, Sadri Ramabaja, thotë se kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin, e ka mik veçse në politikë është naiv.
Ramabaja, në Debat Plus në Dukagjin, u shpreh se BDI-ja dhe VLEN-i duhet të dinë që të trajtojnë mirë interesin nacional në të kundërtën me palën maqedonase do të jenë humbës.
“Pas këtyre zgjedhjeve mendoj se BDI-ja dhe VLEN-i ato kanë mungesë të theksuar të elitës intelektuar shqiptare sa duhet – nuk dinë që ka profesor eminet të angazhuar në këto parti politike dhe nëse nuk arrihet që të trajtohet mirë interesi nacional përmes njërës a tjetrës në palën maqedone atëherë do të jemi humbës.Unë e kuptoj që Ali Ahmeti s’i merr vesh këto punë, por pse nuk e konsulton dikë ose ai tjetri nga pala tjetra pse nuk konsulton dikë. Unë kam shku prej këtu që tja mbushi mendjen se projekti Ballkani i Hapur është në kundërshtim me interesat tona nacionale. Unë Aliun e kam mik por në këtë pozicion është naiv dhe duhet të lëshojë rrugë”.
Tutje, Ramabaja, u shpreh se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë në garë vetëm për pushtet dhe sipas tij ka mungesë të kohezionit kombëtar të brendshëm.
“Maqedonët e kanë etablu interesin e tyre nacional përmes VMRO-së maksimumin e mundshëm të arritjes, më kujtohet Arbër Xhaferi që nuk i frikësohej forcimit të VMRO-së sepse gjerat duhet trajtuar me të fuqishmin e palës tjetër dhe pala shqiptare – mungesa e këtij kohezionit kombëtar të brendshëm dhe gara për pushtet qendror edhe atëherë kur nuk përfillet dhe nuk shkohet me një paketë kërkesash konkrete për interesin nacional e ka dëmtuar pikërisht këtë kohezion edhe më thellë”, tha Ramabaja.