Sipas të dhënave të përditësuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) më 12 tetor 2025 në orën 20:54, kandidati Ramiz Lladrovci, udhëheq garën për kryetar të Komunës së Drenasit me 54,25% të votave.
Deri tani janë përpunuar 5,115 vota nga totali, në 16 vendvotime nga 73 (21,92%).
Në vendin e dytë renditet kandidati i PDK-së, Petrit Hajdari, me 36,79% të votave (1,882 vota), ndërsa kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje!, Egzona Tërdevci, ka siguruar 3,48% të votave (178 vota).