Ramosaj: Figura që kanë ofenduar vlerat e vendit nuk duhet të udhëheqin Parlamentin

Bashkim Ramosaj, kryetar aktual i Deçanit dhe njëherësh kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për zgjedhjet e tetorit për të parin e komunës, në emisionin Debat Plus ka thënë se nëse je i pari dhe fitues, atëherë ke edhe përgjegjësi. Sipas tij, ajo që ka bërë Vetëvendosje është arrogancë dhe papërgjegjësi.

“Me e quajtur arrogancë është pak ose është e tepruar, nuk e di si merret, por është papërgjegjësi totale. Në demokraci, kur ke fituar vota, normalisht ke edhe përgjegjësi më së shumti dhe në kuadër të kësaj përgjegjësie është dashur të ketë diçka edhe etike e morale, që së paku të harmonizohesh me të tjerët edhe pse kanë më pak vota si subjekte politike. Duhej të kishim një kryetar ose kryetare të Parlamentit që do të ishte unifikues, sepse në fund të fundit mandati i të parit të Kuvendit është pikërisht ky”, ka thënë ai.

“Në këtë kuadër po bëhet një lojë e cila nuk merr fund kurrë. Unë vij nga një subjekt që ka dhënë zgjidhje në këtë kohë”, ka shtuar Ramosaj.

Ai ka theksuar se do të duhej të kishte pasur një konsensus dhe harmonizim, në mënyrë që të mos kemi dështime të tilla.

“Këtu janë bërë të qarta që në krye të herës se edhe njerëz që vijnë nga pozitat e ministrave dhe njerëz që vijnë prej kësaj kampanje, të cilët dikur në çfarëdo situate kanë fyer e kanë ofenduar vlera të këtij vendi, nuk mund të votohen për kryetar të Parlamentit. Mendoj se Vetëvendosje, në grupin e vet parlamentar, ka figura të tjera që nuk i kanë rënë kësaj rruge aq fyese, aq denigruese ndaj kujtdo ose sidomos ndaj vlerave që janë krijuar me shumë mund”, ka deklaruar Ramosaj.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika