Ramosaj: Kurti nuk është në dijeni për problemet që i kanë komunat

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka dhënë detaje në lidhje me temat që kanë diskutuar të hënën në takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ramosaj në emisionin “FIVE” ka thënë se  ideja e këtij takimi ka qenë që të kërkohet mbështetja e Qeverisë dhe të ketë nivel normal të komunikimit në mes të institucioneve lokale dhe atyre qendrore.

“Opinioni i madh i paragjykimit se jemi kundërshtarë në këtë mes, gjithmonë kemi insistuar që të ketë komunikim për temat të cilat janë konkrete dhe që i prekin qytetarët. Në këtë kuadër kemi paraqitur shtatë kërkesa për të cilat jemi dakorduar, nuk do të thotë që nuk kemi të tjera, por këto kanë qenë më prioritet”, ka thënë Ramosaj.

Ndër të tjera, ai ka thënë se ajo çfarë mund të nxjerret si konkluzion nga ky takim është se sipas tij “Kurti nuk është në ngjarje për temat që komunat i kanë dhe problematikat që i kanë ,më gjatë kanë folur ministrat sesa kryeministri ose nuk ju kanë komunikuar problemet nga ministrat e linjës”.

Ai ka thënë se nga ky takim nuk ka pasur mirëkuptim për temat konkrete të cilat janë diskutuar.

“Mua më vjen keq pse nuk është zhvilluar më pozitivisht ky lloj komunikimi. Unë nuk besoj që në takimin e sotëm kemi pasur ndonjë mirëkuptim, ka të bëjë me tatimin në pronë, është një projektligj për faljen e 100 eurove. Jemi në një situatë krejtësisht të paqartë edhe për bartjen e mjeteve, normal që krijojnë shumë telashe, duhet të kemi parasysh, praktikat e mira të qeverisjes duhet të shkojnë duke u avancuar jo duke u kthyer mbrapa, në këtë rast kjo normë që ka bërë këtë konfuzion është kthim pas, nuk po i jep të drejtë komunave të shfrytëzojnë të hyrat vetanake. Mirëpo u la një derë hapur që të ndërrohet kjo normë”, ka theksuar ai.

Ndryshe, të hënën e 15 majit, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar kryetarët e komunave, ku kanë diskutuar për nivelin lokal dhe iniciativat e Qeverisë. Në fjalën hyrëse të takimit, ai u premtoi rritje të buxhetit për 200 milionë euro më shumë se Qeveria e kaluar.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika