Raporti 24-orësh i policisë: Dy sulme ndaj veturave në Zveçan

Brenda 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka raportuar për dy sulme ndaj veturave në Zveçan, në dy raste të ndara

Policia e Kosoves/ Foto: Visar Loku

Policia e Kosovës në raportin e përditshëm ka raportuar për dy sulme ndaj automjeteve në Zveçan.

Në rastin e parë thuhet se një personi i është dëmtuar vetura nga dy grupe personash të panjohur.

Rasti vazhdon të jetë nën hetim nga njësitet policore.

“Zveçan 06.06.2023 – 10:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij, dy grupe personash të panjohur, prej tyre disa me maska, e kanë sulmuar me mjete të forta, duke i dëmtuar veturën. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.

Ndërsa, në rastin e dytë thuhet se përderisa dy persona ishin në veturën e tyre, disa të panjohur i kanë sulmuar me shkopinj bejsbolli, shufra metalike, kubëza dhe gurë.

Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Rastet në raportin e policisë janë cilësuar si “Sulm & dëmtim apo asgjësim i pasurisë”.

Zveçan 06.06.2023 – 23:30. Dy viktimat meshkuj kosovarë përderisa kanë qenë në veturën e tyre me targa vendore, nga të dyshuar deri më tani të panjohur janë sulmuar me shkopinj bejspolli, shufra metalike, kubëza dhe gurë. Si pasojë e sulmit janë shkaktuar dëme materiale në veturë, nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24-orësh.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika