Një rast i dyshuar i cenimit të përcaktimit të lirë të votuesve dhe kanosjes është raportuar në Mitrovicë të Veriut, sipas raportit 24-orësh të Policia e Kosovës.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 27 dhjetor 2025, në intervalin kohor 18:55–18:59.
Dy persona ankues kanë deklaruar se ndaj tyre është ushtruar presion në lidhje me Zgjedhjet Parlamentare.
Autoritetet policore kanë bërë të ditur se për rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa hetimet janë në zhvillim për sqarimin e plotë të rrethanave.
“Në Mitrovicë të Veriut janë raportuar dy raste të ushtrimit të presionit ndaj votuesve në lidhje me Zgjedhjet Parlamentare. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe veprimet hetimore janë duke vazhduar”, thuhet në raportin e Policisë.