Raporti i DASH-it temë kryesore e seancës të së enjtes

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

Shefi i Grupit Parlamentar nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se tema kryesore e seancës plenare të së enjtes do të jetë Raporti i Departamentit amerikan të Shtetit.

Ai ka theksuar se Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin ka katër tendenca kryesore.

Tutje, Gashi ka thënë se Qeveria Kurti është treguar e suksesshme në kapjen e paligjshme antikushtetuese të bordeve dhe të agjencive të pavarura.

“Ajo që unë do të fokusohem është Raporti i DASH-it. Ne kemi deklaruar vazhdimisht në këto 3 vite se qeverisja e Albin Kurtit është një qeverisje që ka 4 tendenca kryesore. Kalimi i ligjeve antikushtetuese të cilën ne e kemi bllokuar në vazhdimësi për të ruajtur stabilitetin kushtetues dhe institucional të vendit, tendenca e dytë ka qenë kapja e paligjshme antikushtetues e bordeve dhe agjencive të pavarura dhe këtë kapje qeveria Kurti është treguar e zonja dhe e suksesshme, e treta ka qenë në vazhdimësi pengimi i LVV-së që të kryhet mbikëqyrja parlamentare duke penguar punën mbikëqyrëse të komisioneve parlamentare. Janë 6 komisione parlamentare që janë bllokuar… Fusha e katërt e veprimit ka qenë qasja pragmatike dhe afirmative duke propozuar zgjidhje dhe ne si grup parlamentar kemi propozuar zgjidhje për të gjitha çështjet… dhe të gjitha këto janë refuzuar”, u shpreh Gashi.

Deklaratat se Kosova është në rrezik për një luftë të mundshme, deputeti i LDK-së i ka quajtur të paarsyeshme dhe sipas tij të njëjtat përhapin panik.

Ai thotë se gjuha që LVV-ja dhe qeveria aktuale po përdor duhet të ndalet, sepse e njëjta po i bën dëm Kosovës.

“Deklaratat e tilla janë të paarsyeshme, përhapin panik dhe dëmtojnë pozicionin e Kosovës përballë investitorëve ndërkombëtarë… sa i përket qëndrimit politik mendoj që LVV, kryeministri Kurti dhe ministrat e tij duke folur çdo ditë për luftën po dëmtojnë pozicionin e Kosovës dhe po shkaktojnë panik. Për momentin, në bazë të raporteve ndërkombëtare dhe në bazë të raporteve të institucioneve të Kosovës nuk duket që ka një rrezik të menjëhershëm për Kosovën dhe diskursi politik për qëllim të përfitimit të brendshëm për të krijuar situatë paniku që përdoret nga LVV-ja është i dëmshëm për Kosovën dhe duhet të ndalen me këtë gjuhë e cila në vazhdimësi po i bën dëm Kosovës. Këta po sillen në mënyrë të papërgjegjshme, dhe kjo sjellje po dëmton vendin”, tha tutje ai.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika