Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka regjistruar shpenzimet më të larta ndër subjektet politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës për periudhën korrik – shtator 2025.
Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), LVV ka raportuar gjithsej 663,459 euro shpenzime, që përfshijnë aktivitete politike, funksionimin e brendshëm të partisë dhe shpenzime operative.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 220,660 euro, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka deklaruar 188,533 euro.
Në anën tjetër, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka paraqitur shpenzimet më të ulëta në këtë periudhë, me gjithsej 40,765 euro të raportuara.
Këto të dhëna janë bërë publike në uebfaqen zyrtare të KQZ-së, në kuadër të zbatimit të Ligjit për Financimin e Subjekteve Politike, i cili parasheh raportimin tremujor të financave nga partitë parlamentare.