Raporti i Policisë: Katër vdekje të dyshimta në Kosovë

Katër raste të vdekjeve të dyshimta janë evidentuar nga Policia e Kosovës, kurse një rast tjetër është cilësur si “Hetim mbi vdekjen”

Ilustrim





Katër persona kanë vdekur në rrethan të dyshimta në Kosovë, sipas Raportit të Policisë së Kosovës.

Në raport thuhet se tri raste kanë ndodhur të enjten, kurse tjetri rast të mërkurën.

Në Komunën e Prishtinës, një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete brenda shtëpisë së tij.

Viktima mashkull kosovar në rrethana deri më tani të panjohura, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Në Prizren, një person i gjinisë femërore, është gjetur e vdekur në rrethana të dyshimta, trupi i pajetë, i së cilës, është dërguar për obduksion.

Më 13.10.2022 është raportuar se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete. Njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekësia ligjore, të cilët me vendim të prokurorit trupin e pajetë e kanë dërguar për obduksion”, thuhet në raport.

Vdekje e dyshuar është cilësuar edhe vdekja e një personi të gjinisë mashkullore në Komunën e Pejës, i cili po ashtu u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekësia ligjore, të cilët me vendim të prokurorit kanë marrë trupin e pajetë për obduksion”, thuhet në raport.

Po ashtu, në rrethana të panjohura është gjetur i vdekur një mashkull në shtëpinë e tij në Komunën e Zubin Potokut.

Është raportuar se viktima, mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente policore si dhe mjekësia ligjore, të cilat me vendim të prokurorit e kanë dërguar trupin për obduksion në IML”, thuhet në raport.

Kurse në Komunën e Vushtrrisë,  është cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”, rasi i vdekjes së një burri, i cili sipas raportit, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij nga familjarët.

“Viktima mashkull kosovar është gjetur nga familjarët pa shenja jete. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.





Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika