Raporti për lirinë e medias, Kusari: Alarmuese, njollë e zezë u shënua në historinë e vendit tonë

Kosova ka shënuar rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga Reporterët Pa Kufij. Lidhur me këtë, juristja për media, Flutra Kusari, ka thënë se është alarmuese dhe se tashmë një "njollë e zezë" është shënuar sot në historinë e Kosovës

Juristja për të drejtat e medias, Flutura Kusari.

Juristja për media, Flutra Kusari, ka reaguar lidhur me faktin që Kosova ka shënuar rënie për 19 vende në Indeksin e Reporterëve Pa Kufij.

Lexo më shumë: Kosova shënon rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga Reporterët Pa Kufij

Kusari ka thënë se kjo është alarmuese dhe se, sipas saj, një “njollë e zezë” është shënuar sot në Kosovë.

Sipas Kusarit, këto janë pesë arsyet qe kanë sjellë këto rezultate:

  1. Tentim mbyllja e Klan Kosova;
  2. Projektligji për KPM;
  3. Sulmet dhe denigrimet online që iu behen gazetarëve dhe aktivistëve kur e kritikojnë pushtetin;
  4. Emërimi “i njeriut të VV-së” si drejtor i televizionit në RTK dhe “gjunjëzimi (presioni) financiar qe po i bëhet transmetuesit publik”;
  5. Pasiguria e gazetarëve.

Shija e redaktorit

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Presidentja Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri 2026: Kosova...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë urimin e saj për Vitin e Ri 2026, duke theksuar rëndësinë e reflektimit për vitin...

Të fundit nga rubrika