Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në dy raste të ndara, dy persona janë raportuar të zhdukur në Fushë Kosovë.
Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë, në rastin e parë një burrë ka raportuar se vajza e kunatit ka dalë nga shtëpia më 26 dhjetor dhe ende nuk dihet për vendndodhjen e saj.
Ndërkaq rasti është duke u hetuar.
Në rastin tjetër, babai ka raportuar se djali i tij i mitur ka dalë nga shtëpia më 27 dhjetor dhe nuk është kthyer më.
Sipas tij, nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij ndërkaq Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.