Dy raste të zhdukjes së personave janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit – një vajzë e mitur në Rahovec dhe një burrë në Pejë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, një vajzë e mitur është zhdukur që nga dita e hënë, kur doli nga shtëpia dhe prej atëherë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.
“Ankuesi, mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin policor.
Ndërkohë, në Pejë është raportuar rasti i zhdukjes së një burri, i cili dyshohet se është larguar nga banesa më 2 gusht dhe nuk është kthyer më.
“Ankuesi, mashkull kosovar, ka raportuar se prindi i tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij”, thuhet më tej në raport.
Policia ka nisur hetimet për të dy rastet.