Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një shtetas i huaj është raportuar i humbur në Fushë Kosovë.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, të martën ankuesi mashkull shtetas i huaj ka raportuar se nuk dihet vendndodhja e familjarit të tij, mashkull shtetas i huaj, njofton Dukagjini.
Megjithatë, në raport thuhet se personi rezulton i zhdukur që nga data 8 gusht 2023.
Po ashtu bëhet e ditur se lidhur me rastin janë duke u marrë njësitë relevante policore për procedurat e mëtejme hetimore.