Raportohet për mbi 450 të vrarë nga sulmet izraelite në Iran

Organizata jofitimprurëse “Aktivistët e të Drejtave të Njeriut në Iran” (HRANA) ka raportuar se të paktën 452 persona janë vrarë dhe 646 janë plagosur në Iran që nga e premtja, si pasojë e bombardimeve izraelite.

Sipas të dhënave të publikuara:

224 civilë janë vrarë, ndërsa 188 të tjerë janë plagosur.

109 ushtarakë janë vrarë, dhe 123 janë plagosur.

Janë vrarë edhe 119 persona të tjerë të paidentifikuar, ndërsa 335 të tjerë janë plagosur.

Mediat shtetërore iraniane deri tani nuk kanë publikuar shifra zyrtare për viktimat dhe kanë heshtur për përmasat e sulmeve.

Për shkak të kufizimeve të mëdha brenda vendit, gazetarët e pavarur nuk mund të operojnë lirshëm, gjë që e bën të vështirë verifikimin e saktë të numrit të viktimave./BBC

Shija e redaktorit

Komuna e Pejës nderon disa figura në ditën e çlirimit,...

Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me...

Dita e dytë e Grupit “EEPG” në Pejë, flitet për...

Dita e dytë në hotelin “Dukagjini” në Pejë ku janë mbledhur botues dhe ekspertë të fushës së arsimit nga vende të ndryshme të Evropës,...

BOTUESIT EVROPIANË NË KOSOVË: “DUKAGJINI” DHE EEPG-JA ME DISKUTIM SHKENCOR...

Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim (EEPG), në bashkëpunim me shtëpinë botuese "Dukagjini", po organizon eventin: "TEACHING TOGETHER: EMPOWERING EDUCATORS AND ELEVATING PUBLISHER'S ROLE...

Të fundit nga rubrika