Raportohet që “Wagner” ka rrëzuar një helikopter rus

Putin ka pranuar se situata në Rostov-on-Don mbetet e vështirë gjatë asaj që ai e quan “kryengritje e armatosur" e forcave “Wagner”. Ndaj tyre dhe kujtdo që ndjek atë që Putin e quan "rrugën e tradhëtisë", presidenti rus ka paralajmëruar masa ndëshkuese

Një foto e publikuar nga “War Monitor” tregon se grupi “Wagner” ka rrëzuar një helikopter rus.

 

Nga ana tjetër, lideri çeçen, Ramzan Kadyrov ka shprehur gatishmërinë e forcave të tij për të shtypur forcat e grupit “Wagner”.

Në rast nevoje, ka thënë ai, do të ndërmerren masa të ashpra.

Jo më ndryshe se Putini, Kadyrov e ka cilësuar sjelljen e shefit të Wagnerit si “thikë pas shpine”.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, u ka bërë thirrje forcave “Wagner” në një fjalim të shtunën duke paralajmëruar masa ndëshkuese.

Siç raporton CNN, Putin e konsideroi veprimin e “Wagner” si kërcënim për shtetin.

“Çdo trazirë e brendshme është një kërcënim vdekjeprurës për shtetin tonë për ne si komb; është një goditje për Rusinë për popullin tonë dhe veprimet tona për të mbrojtur atdheun tonë. Një kërcënim i tillë do të përballet me një përgjigje të ashpër”, tha Putin.

Ky i fundit pranoi se situata në Rostov-on-Don mbetet e vështirë gjatë asaj që ai e quan “kryengritje e armatosur” e forcave “Wagner”.

Ai theksoi se forcave të armatosura “u janë dhënë urdhrat e nevojshëm” dhe se “do të ndërmerren veprime vendimtare për të stabilizuar situatën në Rostov”.

Grupi ushtarak privat “Wagner” pretendon se ka marrë kontrollin e objekteve kryesore ushtarake në dy qytete ruse, Rostov-on-Don dhe Voronezh.

Kjo vjen pasi shërbimi rus i sigurisë FSB akuzoi Prigozhin për thirrje për një “rebelim të armatosur” kur ai u  zotua për hakmarrje pasi pretendoi se ushtria e Moskës  vrau një “sasi të madhe” mercenarësh të tij në një sulm në një kamp.

Njëherit, presidenti francez Emmanuel Macron po ndjek “nga afër” situatën në Rusi, tha të shtunën Pallati Elysee.

Lajmi në përditësim…

 

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika