Raportohet se Turqia ka arrestuar mbi 100 persona “të lidhur me militantët kurdë”

Policia e Turqisë i ka arrestuar 110 persona të cilët dyshohen se kanë lidhje me militantët kurdë

Flamuri i Turqisë

Policia turke ka arrestuar 110 persona që dyshohet se kanë lidhje me militantët, sipas burimeve të sigurisë, raporton Reuters. Në mesin e të arrestuarve, sipas një ligjvënësi prokurd, janë edhe politikanë, avokatë dhe gazetarë, që janë arrestuar në lidhje me zgjedhjet e 14 majit.

Siç raportohet, operacioni i bastisjeve është përqendruar në Dijarbakir, qytetit më të madh të banuar me shumicë kurse në juglindje të Turqisë. Operacionet policore janë zhvilluar edhe në 21 provinca të tjera, duke shënjestruar persona që akuzohen se kanë lidhje me grupin militant të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit.

Ky operacion vjen më pak se tri javë para zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, që paraqesin sfidën më të madhe zgjedhore për presidentin Recep Tayyip Erdogan, qëkur subjekti i tij, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, erdhi në pushtet më 2002.

“Në prag të zgjedhjeve, nga frika se do të humbin pushtetin, ata kanë nisur sërish operacionet e arrestimeve”, shkroi në Twitter, Tayip Temel, ligjvënës nga Partia Popullore Demokratike.

Ai tha se politikanë, përfshirë edhe anëtarë të partisë së tij, gazetarë, artistë dhe avokatë janë në mesin e personave që u arrestuan në Dijabakir mëngjesin e së martës.

Erdogan shpesh ka akuzuar Partinë Popullore Demokratike se ka lidhje me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit. Por, ky subjekt politik ka hedhur poshtë këto akuza.

Partia Popullore Demokratike muajin e kaluar nuk garoi me ndonjë kandidat për zgjedhjet presidenciale të 14 majit, por ofroi mbështetje për rivalin kryesor të Erdoganit, Kemal Kilicdaroglu./REL

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika