Rashica i bashkohet festës së tifozëve të Besiktasit

Milot Rashica është bashkuar me ngjyrat e ekipit Beshiktaş i cili sezonin e kaluar luajti në Galatasaray

Milot Rashica ka zbarkuar në Stamboll, ndërsa sot do të bëhet lojtar i ri i Besiktasit.

Ylli kosovar është pritur si hero në qytetin turk, ndërsa i është bashkuar festës së tifozëve Bardhezi,

Vushtrriasi e zgjodhi Besiktasin përkundër rritjes së ofertës në momentin e fundit nga Galatasaray, ku e kishte kaluar një sezon fantastik në formë huazimi.

Norwich City e shiti futbollistin për 5 milionë euro, ndërsa Rashica do ta ketë një rrogë vjetore prej 2 milionë eurosh me një kontratë katërvjeçare, deri më 2027.

“Jam mjaft i lumtur, jam mjaft i entuziazmuar”, theksoi Rashica, i cili do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me klubin nga Superliga turke.

 

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika