Rashiq: Kuvendi s’është konstituuar, pres masë të përkohshme nga Kushtetuesja

Kryetari i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, vlerëson se Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar, pavarësisht që është mbyllur seanca konstituive e legjislaturës së nëntë. Rashiq, i cili është edhe deputet në Kuvend nga komuniteti serb, thekson nevojën e zgjedhjes së nënkryetarit nga komuniteti serb për të përmbyllur, siç thotë, kushtetutshmërinë e zgjedhjes së trupave të Kuvendit. Ai pret që Gjykata Kushtetuese, gjatë kësaj jave, të vendosë masë të përkohshme për seancën konstituive në mënyrë që të mos rrjedhë afati për formimin e qeverisë.

Në një intervistë për KosovaPress, ai shpreh siguri se as presidentja Vjosa Osmani nuk do ta mandatojë kandidatin e LVV-së për kryeministër, derisa të ketë një vendimmarrje të Kushtetueses, pas ankesës së Listës Serbe.

Pas pesë muajsh dhe gjashtëdhjetë tentimesh, seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës u mbyll më 30 gusht nga kryeparlamentari Dimal Basha, ani pse deputetët nuk arritën të zgjedhin nënkryetarin nga komuniteti serb – krahas zgjedhjes së kryetarit dhe katër nënkryetarëve të tjerë të legjislativit. Basha, në arsyetimin e tij, tha se ka ndërmarrë këtë veprim për të mos u bllokuar shteti dhe për të vijuar punën Kuvendi, rrjedhimisht edhe të formohet qeveria pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Rashiq, i cili ishte edhe vet kandidat për nënkryetar, por që nuk mori 61 vota për të marrë këtë post, thotë për KosovaPress se Kuvendi nuk është konstituar dhe se duhet të krijohen rrethanat për komunitetin serb që të përfaqësohet në Kryesi të Kuvendit, ashtu siç e parasheh Kushtetuta e vendit.

“Sipas meje, Kuvendi dhe Kryesia nuk janë konstituar. Kemi disa elemente aty. E para, komuniteti serb, siç e parasheh Kushtetuta, duhet të ketë një përfaqësues, një nënkryetar në Kuvend, e kjo nuk ka ndodhur. S’kemi hyrë në procesin e përzgjedhjes, andaj unë e kam ndjerë veten të obliguar të kandidohem, pasi përfaqësimi që kemi pasur më herët s’ka qenë adekuat. Kandidati i Listës Serbe s’ka prezantuar kurrë komunitetin serb. Nga këto elemente, gjithsesi duhet të krijohen kushtet që të kandidohet një anëtar që të jetë nënkryetar në Kuvend. Kjo nuk ka lidhje me Sllavko Smiqin, Listën Serbe dhe as Nenad Rashiqin, por është një përfaqësim që ka qenë prej fillimi dhe duhet të jetë edhe në të ardhmen”, thekson ai.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

Të fundit nga rubrika