Rashiq: S’kam dyshim që dy të rinjtë serbë u gjuajtën për t’u vrarë në Shtërpcë

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës dhe kryetari i Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiq, për plagosjen e dy të rinjve në Shtërpcë nuk ka dyshim se të shtënat janë një përpjekje e dukshme për vrasje.

Rashiq ka theksuar se nuk i beson deklaratave të avokatit të pjesëtarit të FSK-së i cili dyshohet se i ka plagosur dy të rinjtë serbë në Komunën e Shtërpcës.

“Versioni në të cilën thuhet se ai u sulmua dhe u rrethua, kjo është historia e avokatit të tij dhe nuk do t’i jepja shumë peshë. Me sa di unë, nga pikëpamja juridike, nuk ka asnjë dyshim se ai ka shtënë në drejtim të fëmijës dhe djalit”.

“Sido që ka ardhur te plagosja, nëpërmjet një rikosheti apo nga një goditje direkte, nuk është e rëndësishme në këtë pikë. Unë udhëhiqem nga ajo që shkruan në aktakuzë, se është tentim vrasje dhe kështu do të mbetet. Ajo që nuk është mjaft e qartë është gjuajtja e dytë. Edhe para kësaj ka gjuajtur në ajër. Nuk kam asnjë dyshim se i ka qëlluar qëllimisht fëmijët dhe tentoi t’i vriste”, ka thënë Rashiq në një intervistë për “Nova.rs”

Më tej Rashiq ka thënë se Lista Serb, nuk ia ka lejuar që t’i vizitonte të plagosurit.

“U gëzova shumë kur ministri më njoftoi se u arrestua autori. U ndjeva shumë mirë. Kemi një traditë të gjatë dhe të keqe të incidenteve me motive etnike dhe fatkeqësisht autorët kanë mbetur të pandëshkuar. Prandaj, mendoj se ky vit mund të jetë vit sukses i Policisë së Kosovës, sepse në një kohë kaq të shkurtër identifikoi dhe arrestoi autorin”, ka përfunduar Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika