Rasti në Istog, Berisha nga Rrjeti i Grave: Kërkojmë dënim maksimal për të dyshuarin

Adelina Berisha nga Rrjeti i Grave të Kosovës ka reaguar pas rastit të dhunimit të një 13-vjeçares në Istog, duke e cilësuar ngjarjen si një tragjedi shumë të rëndë dhe një fat shumë të keq për shoqërinë.

Berisha, e ftuar në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se shpreson që ky rast të jetë i fundit dhe kërkon që reagimi institucional të jetë i menjëhershëm.

“Është një tragjedi shumë e rëndë dhe fat shumë i keq që ky rast nuk është i izoluar – viteve të fundit kemi pasur raste të tilla mjaftë shpesh ku persona madhor ushtrojnë dhunë seksuale ndaj të miturve. Ne urojmë që ky rast të jetë i fundit dhe presim që reagimi institucional të jetë i menjëhershëm – ne kërkojmë që i dyshuari të marrë dënimin maksimal dhe QPS-ja të punojë me viktimën dhe familjen e saj pasi të gjithë do të kenë nevoje dhe presim që si shoqëri të reflektojmë ndaj këtyre veprave të rënda penale”, u shpreh Berisha.

Shija e redaktorit

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Të fundit nga rubrika