Reagimet nga krerët shtetërorë për fitoren e Zvicrës

Pas fitores së përfaqësues së Zvicrës ndaj asaj të Serbisë me rezultat 3:2 kanë reaguar dhe krerët e shtetit duke uruar Zvicrën për fitoren

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka

Ndeshja mes përfaqësues së Zvicrës dhe asaj tëSerbisë u zhvillua këtë të premte në kuadër të Botërorit 2022.

Ndeshja mes Zvicrës dhe Serbisë, e cila u zhvillua në stadiumin 974 përfundoi me rezultat 3:2.

Për fitoren e Zvicrës reaguan kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani. “Serbia nuk kalon. Urime Zvicrës!”, ka shkruar Kurti.

Ndërsa presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar duke thënë “Bravo shqipe’.

Reagime për fitoren e Zvicrës kishte dhe nga liderët e partive opozitare , të cilët uruan përfaqësuesen e Zvicrës për fitoren.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me anë të një postimi ka thënë se ka gjurmë Kosove në këtë Botëror.

“Gjurmë Kosove në këtë Botëror”, ka shkruar Abdixhiku.

Ndërsa kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se “zemra gjithmonë e bën dallimin”.

“Krenarë, sot dhe përgjithmonë me ju djema. Urime të gjithë bashkatdhetarëve tanë në Zvicër!”, ka shkruar më tej ai.

Më tej kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar kombëtaren e Zvicrës duke shtuar se është “i mrekulluar me paraqitjen fantastike të Xhakës dhe Shaqirit”.

Shija e redaktorit

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Të fundit nga rubrika